MISIONI

  1. Home
  2. chevron_right
  3. MISIONI

Misioni

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike kanë bërë në plan bashkëpunimi. Filozofia e bashkimit ka një objektiv, të bashkojmë forcat dhe energjitë tona. Ky është një bashkim opozitar që ofron ndryshim dhe jo thjesht rrotacion. Thelbi është që në këtë moment do të bashkëpunojmë duke qenë kundërshtarë me qeverinë e Edi Ramës.

Në kushtet e një korrupsionit të madh dhe një lufte brenda llojit që ka përfshirë PD-në, ne mendojmë që vendi ka nevojë për një adresë të re opozitare. Aleanca Progresiste do të shkojë me synimin që të jetë forca në këshillat bashkiakë, duke përfaqësuar shqiptarët që kërkojnë ndryshim dhe jo thjesht rrotcion. Ne kemi nevojë për ndryshim, të shkojmë përtej rrotacionit, përtej këmbimit të pushtetit. Inkurajojmë forcat e tjera opozitare për arritjen e një dakortësie për një bashkëpunim të ri. Besojmë se do jetë fillimi i një lëvizje që do të vijë duke u zgjeruar. Njerëzit kanë të drejtë që të mendojnë ndryshe dhe mbase këtu do të shohin një shpresë dhe një frymë tjetër. Ne nuk mund të pranojmë më që dy njerëz të drejtojnë Shqipërinë. Nuk pranojmë më marrëveshjen e 2008 mes Berishës dhe Ramës. Ka ardhur dita që Shqipëria të qeveriste ndryshe.

Aleanca Progresiste LZHK është bashkimi i partisë Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar me partinë Bindja Demokratike dhe faktorë të tjerë të shoqërisë civile, duke demostruar nevojën që ka opozita për bashkim dhe jo për ndarje.