Astrit Patozi ka folur për Breaking në Top News për situatën aktuale politike.
Patozi shprehet se e keqja e Shqipërisë nuk ka ardhur nga pluralizmi, por ka ardhur nga mbipushteti dhe keqmenaxhimi i pushtetit me një dorë të vetme, ashtu siç ka ndodhur në këto vite.
Ne duhet të nisim një lëvizje që të tentojë heqjen e kryetarokracisë.
Kjo është e vetmja rrugë që Shqipëria të çlirohet nga kryetarokracia që po i zë frymën në dy anët si në pushtet dhe në opozitë.
Dhe PS nuk është e bashkuar aq sa duket, por dhe nëse është kaq solidare nuk është lajm i mirë për Shqiptarët dhe as për PS sepse çdo gjë është në dorën dhe shijet e një personi të vetëm, tha ndër të tjera Patozi.
VIDEO