I vetmi anëtar opozitar në Këshillin e Bashkisë Tiranë, Fabian Topollaj ka denoncuar një vendim, për ndryshimin e rregullores në mbledhjen e fundit të këshiillit bashkiak Tiranë, e cila sipas tij bëhet vetëm në interes të tyre personal për të pasur në kontroll dhe për të censuar mbledhjet e këshillit pas 14 majit.
Topollaj thotë se në mënyrë të njëanëshme dhe pa opozitë ky këshill po dikton një rregullore e cila do duhej të ishte bërë nga ky këshill për këtë këshill në fillim të mandatit dhe jo nga ky këshill për mandatin tjetër.
Kjo është një gjë shumë e rëndë, një akt burracakërie dhe ndaj ky material që është paraqitur për rregulloren e re është një material skandaloz, pasi përcakton se këshilltarët nuk dalin jashtë rendit të ditës dhe mund të ju ndërpritet fjala nga drejtuesja e këshillit nëse dalin jashte rendit të ditës, ndërkohë gjatë 4 viteve Erion Veliaj na ka folur për Sali Berishën dhe Ilir Metën që nuk kanë asnjë lidhje me këshillin, tha Topollaj.
Po ashtu keni futur në rregullore se cilësohet shkelje nëse anëtarët e këshillit kryejnë shkelje ligjore nësr rregjistroni veten me cellular. Po pse konsiderohet shkelje kjo, kur në fakt ështe detyrim ligjor që të rregjistrohen dhe transmetohen mbledhjet live.
Ju në mbledhjen e fundit keni kaluar një rregullore pa opozitën këtu, duke bërë një akt që të ju mbyllni gojën atyre të opozitës që do vijnë këtu. Bindja juaj që do fitoni është shenja që ju do humbni, ka përfunduar Topollaj fjalën e tij gjatë mbledhjes.
Rregullorja e re
https://aleancaprogresiste.al/wp-content/uploads/2023/05/Rregullore-e-Keshillit-Bashkiak-draft-1.doc
Shikoni videon