Fabian Topollaj i rendit Erion Veliajt dështimet në 4 vitet e fundit

 

Kandidati i Aleancës Progresiste LZHK për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj ka denoncuar gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak se janë bërë abuzime të shumta nga ana e Veliajt.

Topllaj, i vetmi këshillatr opozitar në Këshill, thekson se salla ku këshillarët bashkiakë duhet të jepnin propozimet e tyre apo të diskutonin për aktet është kthyer në skenografinë e Veliajt.

Më tej ai rendit faktet duke zbuluar se Teatri Kombëtar u shemb një ditë para se të merrej vendimin në këshill për prishjen e tij.

Topollaj shton se është ndryshuar tri herë plani urbanistik i Tiranës që ishte miratuar për të shtuar njollat e ndërtimit të klientëve sipas interesit të ditës.

Sipas tij u mblodhën më shumë para nga viti në vit prej taksës së ndërtimit të reja se çdo vit jepnin më shumë leje ndërtimi seç kishit parashikuar në fillim të vitit.

Dy të tretat e lekëve të buxhetit të Bashkisë së Tiranës harxhoheshin për pagesa stafesh të tejfryra politike dhe për shpenzime luksi.

Ndër të tjera Topollaj është shprehur se nuk shpenzojnë dot brenda vitit as gjysmën e fondeve të investimeve në Tiranë sepse janë të paaftë.

“Për shkak të forcave kryesore opozitare që menduan se shpikën rrotën kur bojkotuan zgjedhjet e 2019, ky këshill nuk qe plural e për këtë shkak ka qenë trupa më e çuditshme e zgjedhur ndonjëherë e cila jam i sigurt që nuk ka për tu përsëritur herë tjetër. Fakti që ju zotëroni në mënyrë absolute këtë këshill duhet tu bënte të ishit më të përgjegjshëm në mënyrën se si silleshit me të dhe si ai funksiononte ndërkohë ju abuzuat në ekstrem se nuk e mblodhët këshillin bashkiak për dy vite rresht.

Duke mos u mundësuar këshilltarëve diskutimet e akteve qoftë edhe në mënyrë formale.

Kujtoj dy vite mbledhjet u bënë vetëm me e-mail.

Edhe ato pak vite që u mblodhët në këtë sallë kjo aurolë u kthye në skenografinë e fjalimeve të Veliajt .

Asnjë diskutim nga këshilltarët, asnjë propozim prej tyre. Asnjë nuk pasqyronte punëntonë edhe sepse këshilli bashkiak nuk funksiononte ishte noterizues i propozimeve të kryetarit të bashkisë ndërkohë që këshilli bashkiak ka një rol krejt tjetër.

Ndonjë nga ato pak raste që unë si këshilltar bashkiak opozitar kërkova të flas prap nuk mu lejua se u pengova në mënyrë absurde.

Mundësinë që denoncimet t’i bëj jashtë kësaj salle i pata edhe më të kufizuara kjo sepse mediat kontrollohen ose nga Veliaj që më konsideronte opozitar ose nga pala tjetër që kishte hall mos iu zija ndonjë copë të oborrit të opozitës.

Unë jam krenar për ato që arrita si përfaqësues i vetëm i opozitës në këtë mandat. Pa praninë time as nuk do të merrej vesh fare se ju teatrin kombëtar e shembët një ditë para se këshilli të votonte formalisht për prishjen e tij .Ju e ndryshuat tre herë planin urbanistik të Tiranës që ju vetë kishit miratuar për të shtuar njollat e ndërtimit të klientëve tuaj sipas interesit të ditës. Mblodhët më shumë para nga viti në vit prej taksës së ndërtimit të reja se çdo vit jepnit më shumë leje ndërtimi seç kishit parashikuar në fillim të vitit.

Ju dy të tretat e lekëve të buxhetit të Bashkisë së Tiranës i harxhuat për pagesa stafesh të tejfryra politike dhe për shpenzime luksi.

Ju nuk shpenzoni dot brenda vitit as gjysmën e fondeve të investimeve në Tiranë sepse jeni dhe të paaftë. Pavarësisht se unë do votoj që kryetari i bashkisë të ndërrohet pas 13 maji dhe në vend të Veliajt të ulet dikush tjetër jam i bidnur se këto problematika do të vazhdojnë të ekzistojnë kjo sepse ne kemi ndërtuar dhe sofistikuar atë që quhet sistem i kryetarokracisë në Shqipëri.

Ndaj dhe nëse arrij të zgjidhem edhe në mandatin tjetër si këshillar bashkiakë në logon e Aleancës Progresite LZHK pavarësisht se kush do të jetë kryetari unë sërish do të jem në opozitë me të sepse mendoj se vlen më shumë të jesh opozitar edhe kur je vetëm siç isha këto katër vite”, ka thënë Topollaj.

Postime te tjera