Kandidati që udhëheq listën e Tiranës për Aleancën Progresiste LZHK Fabian Topollaj me numrin 10 në fletën e votimit, ka shprehur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak Tiranë zotimin e tij se do të jetë në opozitë me këdo që do të zgjidhet në krye të bashkisë pas zgjedhjeve të 14 majit.
Topollaj tha se sot vendi ka nevojë për opozitë, e cila fatkeqësisht ka munguar gjatë këtyre viteve, ndaj dhe është e nevojshme që qytetarët të përfaqësohen me një zë opozitar në parlamentet vendore.
Fabian Topollaj është Këshilltar i Bashkisë Tiranë prej dy mandatesh dhe gjatë mandatit 2019-2023 ka qënë i vetmi zë opozitar në këtë këshill.